Shqipëria me infektime rekord, në fuqi masat e Nëntorit

117
SPITALI I SEMUNDJEVE INFEKTIVE NE QSUT - Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 223 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 11 kane nderruar jete dhe 44 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nINFECTIOUS DISEASES HOSPITAL AT QSUT - Nurse wears protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 223 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 11 have died and 44 have recovered.

Mbi 1000 persona rezultojnë thuajse çdo ditë pozitiv nga Covid-19 këtë fillim shkurti, por masat shtrënguese mbeten të njëjta prej Nëntorit të 2020-ës.

Duke përjashtuar periudhën e festave të fundvitit, vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk kanë ndryshuar, me gjithë rritjen drastike të kurbës së infektimeve.

Në 17 Nëntor 2020, ekspertët kërkuan të ndalen edhe grumbullimet me më shumë se 10 persona, ceremonitë si dhe tubimet, krahas kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 të mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.

Këto rregulla hynë në fuqi kur në vend shënoheshin 694 infektime ditore, ndërsa vetëm në 5 ditët e para të shkurtit shënohet një mesatare prej 991 personash pozitiv me Sars-CoV-2.

Ndaj masave kufizuese edhe qytetarët tregohen indiferentë.

“Përballë përkeqësimit të situatës nga Covid-19, masat që mbeten në fuqi dhe që apelohen me forcë nga ekspertët e shëndetësisë janë mbajtja e maskave dhe shmangia e grumbullimeve. Duket qartë që edhe këto masa nuk po respektohen më”.

Mbajtja e maskës nga qytetarët neglizhohet masivisht nga kryeqytetasit. Kafenetë janë çdo ditë të stërmbushura, me tavolina ngjitur me njëra-tjetrën.

Krahas këtyre planeve që tregojnë se alarmi i kuq është i ndezur, të vetmet që qëndrojnë mbyllur janë Universitetet dhe shkollat që vijojnë mësimin e kombinuar online dhe fizik.

Tv Klan

Lexo edhe:   Skandal ne Theth... deputetja e Shkodres Greta Bardeli publikon pamjet e trishta