Rama takon demokratin në Sarandë: PD Më degjeneroi fare…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës,

Adrian Gurma, si dhe nga disa deputetë të PS-së, Rama tha se këtë sezon turistik Saranda do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar, përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km.

Kryetari i bashkisë tha se Sarandës i ka munguar një investim i tillë, dhe se tashmë kjo do të kthehet në një atraksion turistik. ‘Sarandës i ka munguar një investim i tillë. Qytetarët që e vizitojnë çdo ditë kanë impresione shumë të mira. Do të bëhet një plazh i bukur. Ky është një atraksion tashmë.’- tha Gurma.

Po ashtu Rama u ndesh edhe më një qytetar i cili ishte me Partinë Demokratike dhe po lundronte me kanoe në ujërat e detit Jon.

Rama: Si je? Ndalo të bëjmë një fotografi bashkë!

Qytetari: Kryetarin e bashkisë, deputetin e zonës dhe ministrin e Turizmit i kemi shumë të mirë.

Rama: Hë çfarë të bëri PD ty?

Qytetari: Më degjeneroi fare!

Rama: Dhe ti prap e do!

Qytetari: Edhe gabime të bëjë, e dua.

Rama: Ti prap me PD-në je. Po duhet të vinim ne që ju të zbuloni detin se ato nuk dinë as not.

Foton nga takimi me banorin Rama e ndau edhe në Instagram, ku nuk la pa thumbuar edhe Partinë Demokratike.

“PS-ja dhe PD-ja, moment komunikimi me një demokrat”, shkruan Rama krahas fotos, duke dashur të krahasojë nivelin mes dy partive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...