Moti merr kthesën e madhe të dielën në mbrëmje, meterologu i njohur parashikon si do të jetë koha

Ditëve të ngrohta në këtë fillim muaji iu vjen fundi nesër në mbrëmje.

Meterologut Haki Osmani nga Meteoalb tha se gjatë gjithë javës do të ketë reshje të dendura të shiut ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

“Të dielën në mbrëmje do të ketë rikthim të reshjeve me intensitet të lartë, të cilat do të jenë të pranishme deri ditën e enjte, me intervale shumë të pakta kthjellimesh.

Sa i takon temperaturave mbeten të lartë nga 3 deri në 19 gradë celsius, pritet një rënie e lehtë gjatë javës që vjen, si pasojë e reshjeve të shiut, por sërish do të mbeten të larta deri në 16 gradë celsius.

Edhe fundjava e ardhshme do të jetë me mot me shi, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe reshje bore.

Zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje me intesitet të lartë, edhe shkrirje të dëborës si pasojë e temperaturave të larta, duke sjellë mundësinë e përmbytjeve. Lumenjtë pritet që të kenë prurje të konsiderueshme”, tha Osmani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...