Gazetarja tregon se po bashkëjeton me këngëtarin e njohur, çifti po përgatitet për dasëm

192

Çifti më i ri i deklaruar i showbizit, këngëtari Vlashent Sata dhe prezantuesja Dojna Mema, fundjavat i kanë kthyer në orë mësimi kantoje dhe këtë e kanë ndarë me ndjekësit, duke postuar një seri videosh shumë argëtuese.

Dojna përpiqet të këndojë, ndërsa Vlashenti e ndjek dhe reagon pas çdo note. Pasi bëjnë disa prova me këngë të ndryshme shqiptare, kalojnë te përpjekjet për të kënduar në dialekt shkodran.

Dojna dhe Vlashenti kanë bashkëpunuar më herët për një këngë, ku moderatorja ka qenë aktore, ndërkohë që tashmë duket se po punojnë për një duet. Asokohe, lidhja e tyre ende nuk ishte bërë publike, por tani ne presim duetin e një çifti të dashuruar.. Pyetja që moderatorja i drejton publikut është: “A e kaloj provën apo jo? Ju si mendoni?”.

Ndërkohë, sa i takon lidhjes me këngëtarin, Dojna Mema gjithmonë ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por asnjëherë nuk bëri publike identitetin e djalit që i kishte rrëmbyer zemrën deri pak kohë më parë. Edhe pse përflitej se ishte në një lidhje me këngëtarin, Vlashent Sata, asnjëri prej tyre nuk i pranoi thashethemet.

Lexo edhe:   Alketa Vejsiun e mbajnë me gjithë të mirat/ Shihni shtëpinë me kopësht përrallor ku po kalon pushimet në Dhërmi, të lëviz mendja e kokës