Edi Rama përballet me të papriturën në Sarandë, truprojat ndërhyjnë menjëherë

353

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Sarandës, për të inspektuar punimet në kantierin e Lungomares së qytetit, e cila është 1.1 km e gjatë dhe këtë vit në verë do të presë turistët e parë.

Por një incident ka ndodhur gjatë vizitës së kreut të qeverisë. Një qytetare është revoltuar gjatë ditës së sotme dhe ka ‘çarë’ rrethimin e bodyguardëve të Ramës, për ti treguar këtij të fundit ankesën e saj.

Siç shihet në video, teksa Rama bashkë me truprojat po inspekton zonën, një grua i afrohet rrethimit të sigurisë së kryeministrit dhe e “shpërthen’ atë. Nuk dihet se çfarë ankese ka pasur qytetarja. Në pamje shikohet që njëri nga bodyguardët lëviz dhe e ndalon qytetaren, duke mbrojtur Ramën.