Ç’farë ka Luli?

Sonte në mbrëmje është publikuar një video, Lulzim Bashën nuk do e kishit parë kurrë kështu, si një shtëpiake të dëshpëruar që gatuan në kuzhinë. Por ndoshta ai nuk është një shtëpiake e dëshpëruar, por shtëpiake e lumtur.

 

Vetëm se duke pretenduar se do marrë votat atyre që qëndrojnë në shtëpi dhe shikojnë telenovela turke duke gatuar, Luli sërish ka gënjyer.

 

Është qesharake deri në dhimbje, Lulzim Basha hyn në kuzhinë dhe gatuan me këpucë!

Pra mund të jetë i vetmi njeri në botë që hyn në shtëpi dhe me këpucë shkon në kuzhinë për të gatuar.

 

Zakonisht njerëzit kur rrijnë në shtëpi, nuk shkojnë të gatuajnë me këpucë, por shkojnë lajnë duart, veshin diçka dhe gatuajnë.

 

Luli për të inskenuar një video, na ka vajtur të gatuaj në kuzhinë dhe për të mashtruar shqiptarët, bën një hedhje në facebook, në Instagram, gjoja sikur ai nuk don.

 

TE TJERA

spot_img