Humbi të atin nga Covidi, Albani lumturon Çiljetën! Ja çfarë i ka blerë ai për ditëlindje

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ditën e sotme feston 36-vjetorin e saj, por kjo ditëlindje nuk është si të tjerat, pasi në këtë ditë të rëndësishme mungon babai i saj i shtrenjtë i cili disa ditë më parë humbi jetën nga Covid-19.

Partneri i saj Alban Hoxha për të hequr trishtim dhe për ta bërë këtë moment të vështirë në jetën e saj më të lehtë, i ka blerë një yll në qiell dhe e ka quajtur Çiljeta.

Kjo dhuratë kaq e veçantë e ka bërë këngëtaren të ndihet e lumtur dhe ia ka zbukuruar ditën. E emocionuar ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe shkruan:

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...