Çfarë po ndodh…? Mbi 1 mijë të infektuar, fluks ambulancash te Infektivi

105

Mëngjesin e sotëm ka pasur sërish fluks në spitalin Infektiv. Skaneri te “Shefqet Ndroqi” vijon të jetë jashtë funksionit dhe për pasojë pacientët sillen te Covid-1.

- PUBLICITET -

Gazetarja Ema Shazivari raporton se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 6 ambulanca në ambientet e spitalit Infektiv.

Sakaq, në Infektiv është rritur numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim. Kujtojmë se prej dy ditësh numri i raportuar i infektimeve ditore, që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e ka kaluar shifrën e 1 mijë. g.v/abcnews.al

- PUBLICITET -