Kryeministri bën një premtim të madh: “Do të rrisim pagën minimale çdo vit”

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të gjithë kanë nisur fushatën e tyre duke bërë prezantime të planit ekonomik për të ardhmen e jo vetëm.

Pak momente më parë kreu i shteti ka bërë një premtim shumë shpresëdhënës duke thënë se paga minimale do të pësojë sërish rritje.

Në vitet e ardhshme Rama tha se do të ketë sërish rritje të pagës minimale e cila këtë vit ka prekur 300 mijë lekë.

“Sot që flasim kemi hyrë në vitin e parë me një pagë minimale 300 mijë lekë, por s’bëhet fjalë që ne të kërkojmë nga ata që marrin këtë pagë që të jenë të kënaqur e të mos kërkojnë më shumë, por sistemi që po ngremë, zgjerimi i bazës, do të bëjë që paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit”, tha kreu i qeverisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...