“Kompjuter në çdo shtëpi”! Braçe nxjerr videon e Berishës dhe ironizon Bashën: Ka ‘baba’ çun

115

Zv/kryeministri Erion Braçe ka ironizuar premtimet që Lulzim Basha bëri sot gjatë prezantimit të programit të arsimit.

“Unë angazhohem që brenda 4 viteve cdo familje do të ketë të paktën një kompjuter në shtëpi” tha Basha.

Por Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video të ish-kryeministrit Sali Berisha disa vite më parë që bënte të njëjtin premtim.

Me ironi, Braçe shkruan se ikën baba, vjen çuni me të njëjtat rrena. “Bem baba te te ngjaj! Iken baba e vjen cuni, te njejtat rrena” thotë zv/ kryeministri./ db/Abcnews.al