A ka mbërritur mutacioni i ri i COVID në Shqipëri? Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë e thotë troç

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në Qendrën Spitalote Universitare, Andi Koraqi, ka deklaruar ditën e sotme se numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë është reflektim i festave të fundvitit dhe grumbullimeve që janë bërë.

Sipas tij shfaqja e vaksinave ka sjellë si rezultat që njerëzit të shmangin protokollet e sigurisë anti-COVID dhe të mos respektojnë masat e marra.

Sa i takon zbulimit të mutaci oneve të reja, Koraqi pohoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për t’i identifikuar variantet e reja të virusit COVID-19.

‘Unë nuk di të them nëse mutacionet e reja kanë hyrë ose jo në Shqipëri për faktin se përderisa qarkullojnë në vendet kufitare mund të qarkullojnë edhe në vendin tonë dhe nga pikëpamja klinike është shumë e vështirë t’i dallosh. Nuk kanë asgjë përveç një transmetimi më të shtuar.’-tha Koraqi.

Shefi i mikrobiologjisë nuk la pa përmendur gjithashtu dhe efikasitetin e vaksinave, ku theksoi se në njohuritë e tij AstraZeneca është po aq efektive sa Moderna apo Pfizer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...