Spahiu zbulon skenarin e bujshëm të Berishës që do të fundosë Lulzim Bashën një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Avokati Kreshnik Spahiu është shprehur se listat e PD nuk i bën Lulzim Basha por Sali Berisha.” 100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës.

Faktet janë kokëforta dhe provojnë më shumë se analizat”, shkruan ndër të tjera Spahiu. Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi ka bërë edhe nje deklaratë të fortë ku shkruan se Berisha po përgatit planin B për shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill.

Nëse deri dje keni pyetur, a do e kandidojë Basha në listat për deputet Sali Berishën, keni gabuar shumë.

Ka ardhur koha të pyesni anasjelltas: A do e kandidojë Berisha në lista Bashën dhe a do e shkarkoj atë pas humbjes më 25 prill?

Listat nuk i bën Basha, por Berisha.

100% të emrave që janë deleguar në krye të listave të Partisë Demokratike në çdo qark i njoh personalisht.

Duke ruajtur etikën sociale dhe profesionalizmin politik, nuk po analizoj karakteristikat apo vlerat e tyre, por po bëj një konstatim:

100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës.

Faktet janë kokëforta dhe provojnë më shumë se analizat:

– Drejtuesit e qarqeve, rrëzuan komisionin Nishani- Rruli- Mustafaj.

– 50% e të zgjedhurve janë jashtë kritereve të Komisionit.

– Anëtarët e Komisionit po fusin veten si deputetë.

– Disa emra të deleguarish nuk u votuan nga Basha apo Komisioni, por i rifuti Berisha në lojë.

– Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Elidon Bushati, Bujar Leskaj, Mark Marku, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Hoxha (janë kolegë të Berishës, ose miq të familjes së tij)

– Nga 6000 kandidatë, nuk gjen asnjë emër që të jetë prurje e Bashës apo e “Komisionit Nishani”.

– Nga 6000 kandidatë nuk gjen asnjë emër intelektuali të ardhur jashtë strukturave apo listave të Gjirit të Lalzit.

– Nga 6000 emra fushatë kandidatësh, listat po mbahen sekret për t’u çuar me zarf 6 minutat e fundit.

– Nga 6000 emra kandidatësh, asnjë nuk rezulton që mos të ketë lidhje me Berishën.

Po pse gjithë ky izolim dhe kthim prapa?

Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.

Berisha e ka deklaruar me dhjetëra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota, por me revolucion”

Partia Demokratike po shkon n? zgjdhje me disa disavantazhe:

– Pa qeveri teknike

– Pa asnjë bashki demokrate

– Pa dorëheqjen e Ramës

– Pa një Kod Elektoral favorizues

– Pa koalicion solid

– Pa struktura

– Pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD

– Pa mbështetje ndërkombëtare

– Pa votat e emigrantëve

– Pa komisione elektorale të sigurta

Për këto arsye Berisha po përgatit planin B: Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill.

S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.

Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.

Meta nuk rizgjidhet dot president.

Berisha vetë do mbushë 80 vjeç.

Basha duhet të largohet se nuk i shkon më askush prapa.

Në këto kushte duhet të shtrëngojë radhët, të largojë Bashën si fajtor, duke parandaluar çdo “rebelim” br

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...