Përmbyset autobusi me 25 udhëtarë, raportohet se 14 prej tyre nuk ja dolën

Të paktën 14 pasagjerë e kanë humbur jetën ndërsa 11 të tjerë u lënduan kur një autobus sot u përmbys në një autostradë në jug të Pakistanit.

Në mesin e vikimave dhe të lënduarve ka fëmijë dhe gra. Aksidenti ndodhi në qytetin Uthal në provincën Sindh, tha zyrtari policor lokal, Sharif Ahmed.

Aksidenti erdhi meqë shoferi për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin mbi timonin, por shkaku edhe më tej është duke u hetuar.

Autobusi, i cili udhëtonte nga provinca Baluchistan drejt qytetit Karaçit është dëm tuar rëndë ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalin më të afërt.

Aksidentet e trafikut me epilog fatal ndodhin në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore si dhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...