Nuk ndoqi rregullat e karantinës, Ermal Mamaqi bën reagimin e radhës…

Aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka kërkuar sërish ndjesë, pasi organizoi trajnimin ku ishin grumbulluar një numër i madh njerëzish pa respektuar rregtullat kundër koronavirusit.

Një ditë më parë, Ermali publikoi një status për t’u kërkuar falje njerëzve, ndërsa u justifikua duke thënë se erdhën më shumë njerëz nga sa ata kishin parashikuar dhe nuk i nxirrnin dot jashtë.

Në një lidhje telefonike për “Wake Up”, Ermal Mamaqi ka thënë se edhe i ati e ka kaluar rëndë Covidin.

“I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem prob lem për shpërndarjen e Covidit, pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim.

Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe. Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur.

Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli.

Ajo që ndodh është ajo që ndodh çdo ditë me planetin, që secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor.

Ajo që ndodh gjithë kohës është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim”, tha Mamaqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...