Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme vendimin për shpërndarjen e fondeve publike për partitë politike në vend, përgjatë vitit 2021.
Kështu, partia më e madhe në vend, Partia Socialiste, do të përfitojë në këtë vit zgjedhor fondin prej 63.4 milionë lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me fondin prej 38.9 milionë lekë.