Erdhi në Tiranë pa zemër, mesazhet tronditëse të 33-vjeçarit: Po më marrin frymën, po vdes

Saimir Sula ndërroi jetë në një spital në Barcelonë të Spanjës, por trupi i pajetë i 33-vjeçarit shqiptar mbërriti në Tiranë, pa zemër.

Në maj të vitit 2020 i riu shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, ndërkohë që i bënë ekzaminime të tjera. Në dosjen e siguruar nga abcnews.al bëhet me dije se mungesa e zemrës në trupin e 33-vjeçarit u konstatua në Tiranë.

Është motra, Majinda Sula ajo që me insistimin e saj ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja. Kjo është vërtetuar më pas ekzaminimi që trupit të të riut i është bërë në morgun e Tiranës.

Ndërkohë, në dosjen e siguruara nga gazetarja Glidona Daci për abcnews.al thuhet se pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.

Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”.Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu.

Gjithashtu motra ka sqaruar se i vëllai ka mbërritur në Spanjë në shkurt të vitit 2020 për t’u punësuar. Motra sqaron se vëllai i saj mjekohej me antipsikotik edhe diazepan për gjumë. Siç thotë ajo, vëllai është ndjekur nga, psikiatria Ana Martin, duke shkuar çdo ditë në shtëpi, pra duke e ndjekur rregullisht me problematiken që kishte.

Majlinda deklaron se i riu, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por vitin e fundit nuk konsumonte më, pasi kishte filluar mjekimin. Ndërkohë, pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.

Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ndërkohë, motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Lidhur me këtë çështje, prokuroria shqiptare i ka nisur një letërporosi autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës. Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sulës. g.v/abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...