Qyteti gllabërohet nga flakët, banorët thyejnë karantinen drejt evakuimit

279

Një zjarr i madh ka përfshirë të martën qytetin e Perth, në Australinë Perëndimore. Sipas mediave të huaja, zjarri i shtyrë nga erërat të forta, ishte dyfishuar në sasi gjatë natës e si pasojë ka shkrumbuar të paktën 30 shtëpi.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të ikin në vende më të sigurta, edhe pse kjo do të thotë thyerje karantine, pasi zona është e izoluar për shkak të COVID-19.

Ndërkohë kryeministri i vendit Mark McGowan, e ka cilësuar situatën shqetësuese dhe serioze.

“Tani për tani vendi po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave. E para ka të bëjë me emergjencën e rrezikshme të shkaktuar nga prezenca e zjarreve dhe tjetra nga situata e COVID-19 në vend”, u shpreh McGowan.