Ndodh e papritura! Fifi shtrohet në spital, Fationi nxjerr foton

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instagram një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit.

Ai ka postuar në Instagram një foto, në të cilën Fifi shihet e shtruar në spital teksa është pa ndjenja, të paktën kështu duket nga imazhi. Këngëtarja shihet e rrethuar nga disa aparatura që i masin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me këngëtaren, ndaj kjo ka shtuar akoma më shumë shqetësimin tek fansat e saj. Duke qenë se deri më tai nuk ka asnjë informacion ne po dyshojmë se kjo mund të jetë skenë e ndonjë projekti të tyre të përbashkët muzikor.

Fationi ishte i ftuar disa ditë më parë në emisionin “Roped With Olsi” ku konfirmoi se ai do të marrë pjesë në një nga videoklipet e Fifit. Ndoshta kjo mund të jetë pjesë e skenave të videoklipit të tyre dhe po shpresojmë shumë që Fifi të mos ketë asnjë problem shëndetësor.

Fationi do jetë protagonist në klipin e ri të Fifit, që do të mbajë titullin “Maniac”. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...