Me më pak kile dhe me një ‘look’ të ri, ish kryeministri Fatos Nano shfaqet krah gazetarit të njohur (Foto)

466

Pas vitesh heshtje, Fatos Nano ka pranuar të shfaqet sërish në televizor.

- PUBLICITET -

Me “look” të ri dhe dukshëm me më pak kile nga dikur, Nano ka rrëfyer për gazetarin Bledi Fevziu 30 vitet si protagonist në politikën shqiptare.

Është gazetari që në rrjetet sociale postoi një fotografi me ish-liderin e Partisë Socialiste.

“Fatos Nano ka thyer heshtjen disa vjecare per te dhene nje interviste ne Opinion. Ai ka bere nje rrefim per momentet kyce te historiae se viteve 1990 – 2005 ku ka qene protagonist dhe nje reflektim per gjithe keto 30 vite,” shkruan gazetari.

Pavarësisht kësaj, gazetari Fevziu nuk ka dhënë një datë fikse se kur do të transmetohet kjo intervistë.

- PUBLICITET -