Ishte në gjendje të rëndë nga Covid, babai i Çiljeta Xhilagës ndërron jetë

Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, është ndarë nga jeta, pas komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19.

Pak ditë më parë, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”, por mungoi për shkak të gjendjes së të atit.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim.

Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami.

Ditën e sotme i ati i Çiljetës u nda nga jeta. Në Instagram, këngëtarja ka vendosur fjongon e zezë, simbol për dhimbje të tilla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...