Edi Rama i jep përgjigjen e fortë Berishës: Ne luajmë shah, ndërsa ata…

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ardhjen e vaksinave për fushatë dhe propagandë.

Kreu i qeverisë tha se kjo është një tentativë për të “helmuar” qytetarët nga Sali Berisha, të cilin e quan ‘qafiri dixhital’.

“Ne nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizerit nëpër gjykata. Unë nuk dua të hyj në këtë debat midis atyre që ankohen për Pfizer dhe vetë kompanisë. Mendoj që përsa na takon ne, Pfizer nuk ka shkelur kontratën me Shqipërinë.

Disa qafira që ishin pjesë e një turpi me publikimin e disa faqeve të kontratës të marra vjedhurazi nga një draft, me në krye të një qafiri dixhital të mirënjohur, vijuan në vazhdën për të helmuar këtë popull.

Duke keqinterpretuar atë pjesë të kontratës e duke thënë se vaksinat po vikan për propagandë dhe fushatë. Pjesa e madhe nuk do vi deri në vjeshtë dhe kështu janë përjashtuar nga vaksinimi 2 mln shqiptarë që janë dënuar me vdekje. Deri këtu shkoi qafiri dixhital.

Së pari, vaksinat nuk mund të bëhen për fushatë e as propagandë e aq më pak për t’i hedhur hi syve qytetarëve në prag zgjedhjesh. Ju do jeni këtu dhe do e shihni se si shkon procesi.

Nuk ka lidhje me propagandën dhe me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me faktin që duan apo jo, Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë. Pfizer meriton vetëm mirënjohje nga ne.

Në këndvështrimin tonë nuk ka shkelur asnjë klauzolë. Ne nuk e kemi lënë vetëm në dorën e Pfizer pasi ne po negociojmë me vaksinat e tjera. Dua të kthehem tek çështja e pagesave. Teoria se si u paguan të gjitha. Mund të merrnim dhe më shumë nga Pfizer.

Ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre përballë nesh është se ata luajnë ose dam, ose kumar, ne luajmë shah në negociata të çfarëdolloj niveli. Ne luajmë shah në mënyrën se si veprojmë në të gjitha veprimet dhe ndaj ne fitojmë për vendin e jo për ne”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...