A do të kemi një tjetër mbyllje prej koronavirusit? Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama…

Kryeministri Edi Rama ka qënë i prerë në vendimin për një mbyllje të pjesshme të vendit për shkak të numrave të të infektuarve.

Teksa ishte në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur 1170 dozat e radhës të, Rama tha se një mbyllje do të ishte e rrëzikshëm po kaq sa një hapje e plotë.

Këtë periudhë, Rama e cilësoi si një fizarmonikë që hapet dhe mbyllet, ndërsa foli edhe për rikthimin e studentëve nëpër auditore.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hirë të vërtetë sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe ekspozohesh më pak. Mbyllesh dhe ekspozohesh më shumë. Nuk mund të rrijmë mbyllur deri kur të iki virusi, sepse është e pamundur.

Strategjia është që të ecim me kujdes, duke i thënë njerëzve që të zbatojnë atyre dreq rregullave të vendosura. Sigurisht unë kam bërë vaksinën dhe siç e kam premtuar se do të jap evidencën e antitrupave në trupin tim. Ndërkohë që fatkeqësisht ka në mënyrë të përsëritur shkelje të masave.

Çdo gjë ka rëndësinë e tyre. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditore, por nuk janë kthyer as në vendet e tjera. Nga ana tjetër i mirëkuptoj ata studentë që këto masa nuk respektohen nëpër lokale dhe restorante. Nuk janë masat që ndalojnë ato, janë personat që shkelin masat dhe kjo nuk duhet,” përfundoi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...