Si të fitosh 50 mijë euro, Ermal Mamaqi mbledh njerëzit por e pëson keq nga eventi i tij

172

Dihet tashmë që moderatori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka marrë përsipër të trajnojë të rinjtë se si të bëhen sipërmarrës të suksesshëm dhe të fitojnë deri në 50 mijë euro brenda vitit.

- PUBLICITET -

Së fundmi ai ka organizuar një ndër këto evente në duer të mbyllura për trajnimin nën moton “Mendo, Ndrysho, Fito” duke bërë që qindra njerëz të ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Por sot atij i ka ardhur goditja fatale. Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se për shkak të mbledhjes së shumë personave në dyer të mbyllura ai ka thyer rregullat anti-Covid dhe për këtë arsye është gjobitur me një shumë të majme.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet mësohet se kanë festuar pa respektuar rregullat, kanë kërcyer, kanë qëndruar pa maska dhe nuk janë dezinfektuar.

- PUBLICITET -