Ngatërroi liqenet e Belshit, i bëri 700, gazetari i jep shuplakën e madhe Rudina Hajdarit

115

Ditën e kaluar e ftuar në emisionin “Expuls”, Rudina Hajdari bëri gafën e madhe duke ngatërruar numrin e liqeneve në Belsh ku tha se ishin 700 prej tyre.

Gafa e saj është komentuar pa fund në rrjet dhe ishte një prej gazetarëve të mirënjohur, Arsen Rusta ai i cili i dha asaj shuplakën e madhe duke i thënë se asaj i interesojnë vetëm votat dhe jo mirëqenia e vendit në Belsh apo kudo tjetër. Ja reagimi i plotë i tij.

Për të gjithë Belshakët dhe jo vetëm. Lapsuset janë njerzore, por në vend të një përfaqësuese nga Tirana apo caktuar pa pëlqimin tuaj. Është më mirë një djalë apo vajzë e zonës se kushdo tjetër. Lapsusi i Rudinës nuk tregon vetëm mos njohje, por vizitë vetëm për vota në Belshin tonë. Jam shumë pro të zgjidhen edhe alternativa të tjera nga figurat aktuale, por ska pse që të përkahet dikush që se lidh asgjë me Dumrenë.
700 lieqene
70 liqene

JO Rudinë, 85 liqene dhe ujmbledhësa. Nuk i ka bashkia Belsh i ka Dumreja. Kanë qenë e janë aty, janë të gjithë natyral, karstik. Ka edhe aquakulturë. Pak më shumë respeket për Belshin mqs jemi në kohë fushate.
#përbelshin.

Dje, Rudina Hajdari shtoi një tjetër ‘gafë’ në listën e saj. Duke folur për kandidaturën e saj në Elbasan, qark ku ajo garon, Rudina Hajdari tha se Belshi që ishte vizituar prej saj në po atë ditë ka 700 liqene.