Mbushen spitalet Covid, rritet numri i pacientëve në …

Ka ardhur në rritje numri i rasteve të reja nga koronavirusi në vendin tonë gjatë orëve të fundit. Sipas të dhënave rezulton se me shtimin e numrit të rasteve është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se vetëm paraditen e kësaj të hëne janë shtruar në spitalin Infektiv 14 pacientë ndërsa sipas saj në spitalin Covid dy ku kryesisht adresohen urgjencat nga Tirana dhe nga veriu numri i shtretërve është drejt ezaurimit.

Sipas të dhënave rezulton se mes pacientëve të shtruar në spital për ndihmë mjekësorë është rritur ndjeshëm numri i të rinjve.

Në 4 spitalet Covid aktualisht po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar 876 raste të reja dhe 11 humbje jete, duke e çuar në 78,127 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 380 qytetarë./ abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...