“Jemi në rrugë të mbarë”, Rama jep një tjetër lajm të mirë për shqiptarët

227

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë një tjetër lajmërim për të gjithë shqiptarët.

Teksa konfirmoi se dozat e tjera të vaksinës mbërrijnë sonte në mbrëmje, ai shpjegoi vonesën dhe tha se vendi është drejt përfundit të një tjetër marrëveshjeje për vaksinat.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e Shqipërisë me “AstraZeneca” që i sigurojnë vendit tonë të tjera vaksina. “Janë tre shtete me të cilat ne vazhdojmë kontaktet dhe po ashtu jemi në rrugë të mbarë.” -tha Rama.

Ai shtoi se muaji shkurt do të jetë më i qartë për të gjithë procesin e vaksinimit ndërkohë që vazhdojnë të vaksinohen sipas planit, mjekët, punonjësit e spitaleve dhe të moshuarit.