“E kam mik, por…”/ Ermal Mamaqi thue rregullat e Covid-19, vjen reagimi nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas atyre pamjeve që dolën nga seminari i zhvilluar prej aktorit të njohur të humorit, Ermal Mamaqi.

Kundrejt çdo rregulli anti-Covid, aktori realizoi një seminar, ku numri i personave në sallë ishte tepër i madh dhe për më tepër nuk respektohej distancimi fizik, apo dhe mbajtja e maskës.

Rama pranoi se pavarësisht se e ka mik, Ermali Mamaqi është gjobitur, duke treguar indiferencë dhe shkujdesje.

“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, por nuk mund ta toleroj që të jap atë shembull. Mori gjobën siç e meritonte. E kam mik, por nuk mundet. Kjo është edhe indiferencë edhe shkujdesje, edhe harresë por janë të pafajshme këto. Nëse do kemi shtrëngim masash do të kemi rëndesë të këtyre masave,” mesohet te kete thene Rama.

/Marre nga Shqiperia Ime/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...