Do të paguajë artistët që të marrin pjesë në festivalin shqip, Ardit Gjebrea zbulon arsyen

81

Viti që lamë pas por edhe ky vit kanë qenë mjaft të vështira për të gjithë njerëzit e vecanërisht për artistët sa i përket punës dhe të ardhurave.

- PUBLICITET -

Shumë prej tyre kanë mbetur pa evente apo koncerte për shkak të pandemisë dhe revoltat e tyre i kemi parë herë pas here në media. Për këtë arsye moderatori i famshëm Ardit Gjebrea ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke i nxitur ata të marrin pjesë tek “Kënga Magjike”.

Festavi i muzikës shqip do të mbahet këtë vit pasi u anulua për shkak të virusit. Arditi si autor i këtij spektakli ka vendosur që të shpërblejë të gjithë artistët që do të prekin finalen e festivalit.

Ai do t’i paguajë ata 200 mijë lekësh të reja për kokë si stimul për pjesëmarrjen ndërsa fituesit do të marrë 500 mijë lekë të reja.

- PUBLICITET -