Flasin per lek tërë ditën/ Ama nuk kursehen… Deputet tona me veshje mbi 1000/2000$

94

Pëlqejnë të vishen bukur, por edhe shtrenjtë. Ky nuk është një lajm që mund të çudisë njeri, pasi dihet që politikanët tanë, kur vjen puna për t’u veshur, kërkojnë maksimumin.

- PUBLICITET -

 

Madje, nuk e kanë aspak problem të shfaqin luksin e tyre, paçka se janë të përzgjedhurit e popullit të një vendi me varfëri të lartë. Kemi komentuar shpesh deputetë dhe ministra, të cilët vajtjen në Parlament e kanë kthyer në një sfilatë veshjesh të shtenjta, çantash dhe këpucës të markave më të mira.

 

Nuk ngelen pas edhe makinat e tyre shumë luksoze, me të cilat shkojnë në punë. Këtë herë në rrjetën e paparazzit kanë rënë dy deputete, të cilat këtë të enjtë ishin veshur shumë luks.

 

E para është Aurora Mara, të cilën e kemi komentuar edhe më herët për çantat e shtrenjta. Por kësaj here, ajo kishte zgjedhur një palë këpucë “Balenciaga”, të cilat kushtojnë rreth 800 euro. Ndërkohë, deputetja e Gjirokastrës, Artemis Dralo, u shfaq me një çantë “Burberry”, e cila kushton rreth 2000 euro.

 

- PUBLICITET -