“Të tjerë duam, më të tjerë përfundojmë”/ Ish-konkurentët e “Përputhen” bëhen MEME në rrjetet sociale

Fotoja e ish-konkurentëve të “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, bëri bujë në rrjetet sociale pasi këto të fundit u shfaqën duke u puthur, në Bogë të Kosovës.

Fotoja e tyre, i habit të gjithë, pasi Trifoni doli nga emisioni i përputhen për të vazhduar njohjen me Andi Shehun, pasi këto të fundit deklaruan së janë eksluzivisht për njëri-tjetrin.

Kjo situatë, ishte në qendër të vëmendjes nga fancat dhe rrjetet sociale, dhe sigurisht një ngjarje e tillë nuk u shpëtoi as memeve.

Siç shihet në disa foto të publikuara në rrjete sociale, treshja në fjalë janë bërë meme. Shihet se në një foto Andi shikon me ‘kureshtje’ Tean me Beartin duke shijuar romancën e dashurisë, ndërsa në një meme tjetër hstorinë e tyre e kanë krahasur me një telenovelë.

Në disa foto të publikuara ditën e djeshme në rrjet, dukej se Tea Trifoni po shijonte romancën me ish-konkurentin tjetër Beart Rexhepin në Kosovë.

Më herët Tea u akuzua nga një tjetër ish-konkurente, Shqipe Hysenaj, e cila vazhdimisht publikonte foto të saj me Beartin, por për shkak se nuk dalloheshin qartë, Tea i mohoi kategorikisht ‘akuzat’. Vetëm një javë më parë, Tea dhe Andi dolën si çift nga ‘emisioni i dashurisë’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...