“Gjëja e parë merr avionin dhe ik”! Rama thumbon gazetarin nga Korça dhe tallet me Fevziun

Teksa po fliste për vendet e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama bëri ironi me opozitën, por edhe me personat, që sipas tij, para pandemisë nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë.

 

Rama ditën e sotme ka bërë një vizitë në fshatin turistik të Dardhës, prej andej ka thumbuar edhe gazetarin Bledi Fevziu duke thënë se ai, Fevziu… tani e zbuloi Shqipërinë.

 

“S’dua të përmend emra,por një personalitet shqiptar që jeton jashtë, e takova në Përmet ku kishte ardhur me familjen gjatë kohës së verës që sepse s’kishte ku shkonte. Ai në bisedë e sipër mu drejtua: “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë janë të mahnitur dhe më thonë… çfarue është kjo mrekulli.

 

Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Edhe Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë dhe më thotë mua një ditë se sa e bukur ajo Gjirokastra…

 

I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm përgjime njeh dhe shikon. E ka filluar tani dhe ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë, sepse vonë zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se nuk “kanë kohë” por kanë para dhe gjëja e parë merr avionin dhe ik dhe hap sytë ˜nëpër botë”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...