Emiratet e Bashkuara do t’u ofrojnë shtetësi për të huajt, zbuloni se profesionet që e përfitojnë

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë miratuar amendamentet që do ta mundësojnë ofrimin e shtetësisë për kategori të caktuara të investitorëve dhe profesionistëve, përfshirë mjekët, shkencëtarët, artistët, njerëzit e talentuar dhe familjet e tyre.

“Kabineti i EBA-së, gjykatat lokale dhe këshillat ekzekutivë do t’i nominojnë ata që i plotësojnë kushtet për shtetësi sipas kritereve të qarta që janë vendosur për secilën kategori”, tha kryetari i Dubait dhe nënpresidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum.

Të huajt në këtë shtet zakonisht kanë viza që mund t’u vazhdohet afati për vetëm disa vite dhe procesi është i lidhur me punësimin.

Vitin e kaluar, qeveria e zgjati afatin e sistemit të artë të vizave, me të cilin u jepet leje banimi për dhjetë vjet profesionistëve dhe specialistëve të caktuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...