Dritan Shakohoxha “i papunë”, shkarkohet nga Super Sporti pas përplasjes me Armando Dukën

Dritan Shakohoxha nuk do të jetë më drejtor i Super Sportit. Prej shumë vitesh, ai mbante postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb.

 

Së fundi, raportohet se ka ardhur shkarkimi i tij nga ky post dhe tashmë komentatori Shakohoxha është i papunë. Një nga shkaqet që mund të ketë sjellë shkarkimin e Shakohoxhës është presidenti i FSHF-së Armand Duka.

 

Duka ka aksione tek Super Sport, dhe kohët e fundit ai ka pasur një përplasje të ashpër me Shakohoxhën, i cili gjatë komentimeve të ndeshjeve në Superiore apo dhe ato të kombëtares ka thumbuar dhe sulmuar institucionin e FSHF-së.

 

Komentatori Shakohoxha njihej dhe për lobimet që bënte për të grumbulluar lojtarë në kombëtare, por pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Dukën ai nisi dhe sulmet ndaj tij, ç’ka solli dhe shkarkimin e tij nga Super Sport.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...