Artan Hoxha, mesazh të “koduar” Bashës: O bos, bëj kujdes. Duan me ta fut!

311

Gazetari Artan Hoxha ka postuar një mesazh të “koduar” për Lulzim Bashën. “Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”: “Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”…. O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli.

- PUBLICITET -

 

Te kane dhene top volejbolli (pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive. Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit (pesha 450 gram). Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte… Nga nje mik qe ta do te miren.

 

Te lutem anonim. Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli (pesha 650 gram). E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”, shkruan Hoxha, ndërsa ka postuar këtë foto.

- PUBLICITET -