Shkodra nën ujë, 2685 hektarë të përmbytura

113

Reshjet e shiut janë rikthyer sërish në vend dhe situata me përmbytjet është përkeqësuar.

Në Shkodër ndodhen nën ujë 2,685 hektarë tokë. Bashkia e Shkodrës në një njoftim në mediat sociale bën me dije se hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.51 metër, 21 centimetra mbi kuotën maksimale.

Po ashtu kritike është situata dhe në hidrometrin e liqenit të Shkodrës dhe në lumin Drin. Edhe në Obot situata nuk është përmirësuar pasi rruga është e kalueshme vetëm me mjete të mëdha pasi niveli i ujit arrin deri në 1.5 metër dhe më shumë se 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Nga sipërfaqja totale e përmbytur presja më e madhe është tokë bujqësore, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.Ndërkohë dhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi dhe uji arrin në mbi 1 metër.

Po ashtu vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme./tvklan.al