Jo vetëm Pipero, 317 të infektuar me koronavirus edhe pas dozës së dytë të vaksinës në…

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 317 qyetarë ishin infektuar me koronavirus pavarësisht se u vaksinuan.

Numri i personave që kanë marrë vaksinën e SARS-CoV-2 në Izrael tani ka kaluar 2.84 milion ose 30.5% të popullsisë

Këto shifra janë arritur që prej 20 dhjetorit sipas autoriteteve lokale, ndërsa Izraeli konsiderohet si vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të vaksinuarve.

Pavarësisht kësaj, autoritetet shëndetësore njoftuan dje për 4,116 raste të reja me koronavirusi duke arritur në 624 mijë raste totale.

Nga qytetarët që janë vaksinuar, rreth gjysmë milioni kanë marrë dozën e dytë të Pfizer / BioNTech, ndërsa mijëra nga ata që kanë marrë dozën e parë janë infektuar me SARS-CoV-2.

Kjo shifër sipas shkencëtarëve izraelitë tregon se mbrojtja mes dozës së parë dhe të dytë nuk funksionon.

Kjo shpjegon ndoshta edhe infektimin e mjekut Pëllumb Pipero pak ditë më parë me koronavirus. Ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, por ndërsa priste dozën e dytë u infektua me koronavirus. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...