HYRJELAJMEBOTAItalia “merr frymë” nga koronavirusi, ja çfarë pritet të ndodhë nga 31...

Italia “merr frymë” nga koronavirusi, ja çfarë pritet të ndodhë nga 31 janari

Italia prej 31 janarit nuk do të ketë më asnjë zotnë të kuqe përsa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

Tashmë duke filluar nga e diela në vendin fqinj nuk do të ketë më rajone në zonën e kuqe ato që ishin do të zbresin në zonën portokalli ndërsa pjesa tjetër ndodhet në zonën e verdhë.

Mediat vendase bëjnë me dije se rajonet si Puglia, Sardegna, Sicilia, Umbria e Bolzano do të jenë zona të portokalli, pra me rrezik më të lartë infektimi.

Ndërsa të gjitha rajonet e tjera do të jenë zona të verdha. Lombardia një nga rajonet më të goditura nga pandemia tashmë do të kalojë zonë e verdhë, pra me rrezik të ulët infektimi.

Ndërkohë pritet që Ministri i Shëndetësisë Roberti Speranza të firmosë vendime të tjera që do të hyjnë në fuqi pas datës 31 janar në këto zona, në kuadër të masave mbrojtëse anti Covid.

TE TJERA

spot_img