Pipero reagon pas infektimit me Covid pasi bëri vaksinën: ‘Rasti im nuk do të jetë i vetmi’

Pëllumb Pipero u vaksinua më 11 janar dhe ka rezultuar pozitiv ditën e djeshme, dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pipero shpjegon gjithë situatën dhe shprehet se aktualisht është me simptoma të lehta.

“Unë kam mjekuar me qindra qytetarë deri tani, por tashme jam pacient, dhe një pacient i veçantë. I veçantë për faktin se unë jam infektuar pasi jam vaksinuar.

Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, njeëpjese e të cilave me ndihmën e kolegëve ka marre përgjigje që sot, një pjesë presin pergjigje, ndaj së bashku me kolegët e Institutit te Shendetit Publik po punojmë për investigimin e rastit tim me të gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi një përgjigje të plotë.

Rasti im nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi, por në vendin tonë ndoshta është i pari, pasi raste të tilla janë raportuar në shumë vende të botës, veçanërisht në Izrael, ku është vaksinuar më shumë se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh, e mund teë ndodhë mbas marrjes së dozës së parë të vaksinës,

pasi duhen së paku 2 javë të fillojë prodhimi i antitrupave,(për hir të së vërtetës analizat serologjike te bera ne disa laboratore, konfirmojnë IgG pozitive në rastin tim) dhe në fund të javës së tretë niveli i imunitetit arrin 70-80%. Ndaj është shumë e nevojshme që pas dozës se parë te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar.

Kjo këshillë vlen për të gjithë, sot për bluzat e bardha ne proces vaksinimi dhe nesër edhe për qytatarët deri në marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Duke ju falenderuar të gjithëve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehtë këtë sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja”-shkruan Pipero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...