Detaje/ U gjet e pajetë brenda banesës së saj, 70-vjeçarja ishte dekompozuar

Ditën e sotme një 70-vjeçare në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, u gjet e pajetë në banesën e saj.

Ajo njihej nga njerëzit si Neribani. Sipas fqinjëve, e moshuara jetonte e vetme dhe nuk e kishin parë prej disa muajsh. Sipas tyre autoritetet kanë kontrolluar edhe më parë, por pa mundur ta gjenin.

Por sot qiradhënësja që ka pastruar shtëpinë, e ka gjetur të pajetë mbrapa divanit. Policia mbërriti në vendgjarje dhe në njoftim bën me dije se trupi i të moshuarës ishte dekompozuar komplet.

Njoftimi i Policisë së Tiranës, Informacion paraprak

Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.

TE TJERA

spot_img