“Shpërtheu bombola në shkollë”! Prindërit në Shkodër shqetësohen, bashkia: U prish vetëm çelësi

141

Prindërit që kanë fëmijët në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër kanë denoncuar sot në rrjetet sociale se një bombol gazi ka shpërthyer. Ngjarja sipas tyre është shënuar gjatë ndërrimit të bombolës së gazit.

Fatmirësisht, prindërit thonë që nuk ka pasur të lënduar, por nuk do ta lënë me kaq, pasi ditën e hënë kanë njoftuar një protestë kundër ngrohjes me gaz.

Por bashkia e Shkodrës e mohon denoncimin duke dhënë një tjetër version të ngjarjes. “Nuk behet fjale per shperthim te bombules. Behet fjale per prishje te celesit te furnelles, per shkak te perdorimit jo te duhur te rregullt te ndezjes se stufes se stufes së gazit.

Nga Drejtoria e shkolles jemi njoftuar me kerkese per zevendesimin e furnelles dhe eshte zevendesuar sot paradite. Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zevendesojme ngrohjen me gaz neper shkolla, nje trashegimi e keqe.

Shkolla “Ndre Mjeda” eshte nder ato shkolla qe eshte projektuar per t’u zevendesuar. Ne vitin 2015 kemi patur 53 shkolla qe furnizoheshin me taz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18” thotë bashkia.

Ndërkohë që pak ditë më parë në Tiranë nga rrjedhja e gazit në një shkollë private në Tiranë gjashtë nxënës përfunduan në spital./ db/Abcnews.al