Rovena Stefa: Çani promovon grekët e serbët mua jo! Ajo zbuloi edhe…

157

Një pjesë njohin Rovena Stefën e festivaleve dhe një pjesë Rovena Stefën turbofolk. Përse këngëtarja ndryshoi zhanrin e muzikës?

Ajo tha në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi se i pëlqen muzika në tërësi, packa se mund të jetë amerikane, ballkanike etj. Sipas këngëtares, në vendin tonë ekziston një mentalitet “injorant” apo komplekse të vjetra të ngelura në lidhje me muzikën. Stefa theksoi se kjo nuk haset në vendet e tjera të Ballaknit, madje e duan shumë muzikën popullore moderne.

“Ka edhe nga ata tipa elitar të Tiranës që thonë është muzika greke apo serbe më e mirë. Më shumë mund t’ju pëlqejë një këngë serbe që është po prapë turbofolk, muzik popullore si këngët e mia, por vetëm mos ta dëgjoj shqip.

I pari psh është Arian Çani. Arian Çani vendos shumë i lumtur një muzikë greke, por që është prapë një muzik ballkanike moderne, njëjtë si kënga e Rovenës dhe këngën e Rovenës nuk e transmeton kurrë. Përse e bën këtë?”.

Ermali e pyet nëse ka diçka personale me Çanin, por ajo thotë se merret me fenomenin dhe se nuk ka asnjë “përplasje” me të. Ajo tha se ai dhe shumë të tjerë më shumë i bëjnë reklamë dhe jehonë një personazhi ballkanik serbo-grek se sa shqiptar, ndryshe ndodh në këto vende ku nuk ka mundësi të dëgjohet një këngë shqip.

Këngëtarja në këtë rrugëtim të gjatë në muzikë e ka realizuar falë këmbënguljes dhe karakterit të fortë luftarak. Por si ka ndikuar kjo në marrëdhëniet personale? A i ka trembur meshkujt Rovena e famshme? A ka qenë fama arsye për ndarje në një lidhje për të?

“Po gjithmonë. Ka pasur shumë meshkuj, atëherë dhe sot, sidomos vite më përpara që kanë pasur shumë frikë të kenë një femër si Rovena përkrah sepse intimidon. Fama është e bezdisshme, nuk e durojnë dot të gjithë njerëzit. Duhet të jetë shumë i fortë psikologjikisht një mashkull ta duroj një gjë të tillë”.

Lexo edhe:   ‘Nga tarraca e hotelit…’/ Modelja italiane rrëfen gjithçka, zbulohet lidhja jashtëmartesore e Maradonës

Ndërkohë që sot ajo është në një lidhje me një shqiptar të Kosovës dhe Ermali e pyet për dasmën e shumë përfolur. “Të mbaroj njëherë pandemia dhe të shikojmë, se ne nuk kemi 10 vite në lidhje dhe vetëm po presim dasmën. Na duhet pak kohë për të qenë të gatshëm për të dalë në publik. Ajo është vërtetë dëshira ime për të bërë një dasmë të tillë, qoftë edhe për inat të pandemisë”. /abcnews.al