Pipero me COVID, Bino: Vaksina ndalon sëmundjen, jo transmetimin! Pas sa javësh arrihet mbrojtja

Rreth dy javë pas dozës së parë të vaksinës mjeku Pëllumb Pipero u infektua me COVID-19.

Kjo çështje ka ngritur shumë pyetje në lidhje me efektivitetin e vaksinës. Në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo në ABC, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino u shpreh se fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se je i mbrojtur menjëherë.

Ajo theksoi se duhet të kalojnë deri në 6 javë nga doza e parë që të arrish në mbrojtje, ndërsa shtoi se vaksina ndaj COVID nuk ndalon transmetimin por sëmundjen, që do të thotë se një person mund të marrë virusin dhe ta transmetojë tek të tjerët, pa shfaqur forma të rënda.

“Problemi është se nuk kam qejf të flas shumë për Pëllumbin se është një figurë e njohur. Por duke qenë se është bërë objekt diskutimi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se patjetër je i mbrojtur menjëherë. Nuk krijohen antitrupat menjëherë.

Fakti që Pfizer e ka dozën e dytë pas tre javësh do të thotë se arrijmë një reagim të mirë pas 3 javësh. Ne i mbështetemi të dhënave që ka Pfizer. Deri tani nuk mund të themi se ke mbrojtjen të plotë. Deri në dy javë pas dozës së dytë mbrojtja shkon në 95 %.

Duhet të kalojnë pra 6 javë nga doza e parë që të arrish një mbrojtje. Kjo vlen për të gjitha llojet e vaksinave. Vaksina ndaj koronavirusit ne themi se nuk ndalon transmetimin por sëmundjen. Si vaksina e gripit. Ti mund ta marrësh virusin dhe ta transmetosh atë. Ti për vete mund të kalosh një formë fare të lehtë të sëmundjes. Mund ta transmetosh tek të tjerët por vetën nuk ke formë të rëndë”, tha Silva Bino.

Bino shtoi se shpërndarja e vaksinave është një paturpësi botërore, duke nënvizuar se Shqipëria ka mjaftueshëm doza që ata që kanë marrë dozën e parë të marrin edhe të dytën pas tre javësh.

“Jetojmë në një kohë kur nuk ka moral në shpërndarjen e vaksinave. Është një paturpësi botërore. Ka një pabarazi e parashikuar në letër 10 vite më parë. Sot Pfizer ka bërë një kontratë në lidhje me përdorimin e atyre ndërmarrjeve të tjera për të prodhuar vaksinën. Besoj që BE do t’i ketë dozat e veta dhe ne do t’i kemi dozat tona. Ne i kemi vaksinat që ata që kanë marrë dozën e parë të mund të marrin edhe të dytën.

Menaxhimi ka qenë perfekt. Kjo ka shërbyer si një lloj praktike sepse menaxhimi përmban disa sfida. Ne po kryejmë trajnime. Në rrethe të tjera nuk kemi kryer por me ardhjen e dozave do të vazhdojë edhe në pika të tjera. COVAX ka arritur një marrëveshje me Pfizer. Shqipëria do të marrë dozat e veta sipas marrëveshjes që besoj do të vijnë brenda shkurtit”, u shpreh Bino./mv.abcnews.al

Horoskopi 21 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Do të shpërbleheni për vullnetin tuaj. Jini të qetë ndërsa merrni një vendim shumë emocional. Talentet tuaja krijuese do të rezultojnë të jenë shumë...

“Do të përjetoni më shumë gëzim”, kjo është java me fat në dashuri për këto shenja të horoskopit

Duke lënë ngadalë sezonin e Peshqve dhe duke mirëpritur atë të Dashit, periudha që po kalojmë është veçanërisht e rëndësishme dhe kalimtare.   Dielli lëviz në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...