NENKALIMI QE NUK U REALIZUA KURRE

450

Bashkia apo Qeveria cfare rendesie ka?! Nje bashki e djathte qe realizon dhe dorezon projekte dhe nje qeveri e majte qe nuk i realizon ato dhe cfare e ben me interesante eshte qe bashkia Shkoder akuzohet nga kryeministri Rama qe nuk ka dorezuar projekte.

PUBLICITET

Kemi te bejme me nje projekt shume interesant i publikuar ne tetor 2012 projekti parashikonte nenkalimin ne sheshin “Nene Tereza” ne Shkoder.

Projekt i cili do te zgjidhte me se miri trafikun e pse jo ti jepte qendres se qytetit nje pamje ndryshe duke bashkuar dy rruge te rendesishme sic jane Rruga “28 Nentori” dhe ajo “Kole Idromeno”.

Por ky projekt asnjehere nuk arriti qe te realizohej. Kjo nuk dihet per shkak te kuj, te qeverise se majte apo te bashkis se djathte por ajo cka mund te thuhet ne lidhje me kete projekt eshte se po te realizohej Shkodra do ishte akoma me e bukur interesante dhe e dashur per te gjithe pa dallim nga te majtet apo te djathtet.

PUBLICITET