Hoxha zbulon prapaskenat e forta: Ishallah nuk e sheh Ndrangheta këtë reagimin e Ramës!

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët këtë të martë, foli edhe për përgjimet e antimafias italiane që kanë shkaktuar jo pak debate në vend.

Duke iu referuar konkluzioneve të prokurorisë italiane, Rama u shpreh se çështja ka mbetur vetëm në nivel bisedash dhe se investime në pallate apo gradaçela nuk ka pasur.

Sipas kreut të ekzekutivit, i vetmi investim që Ndrangheta bëri në Shqipëri ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar Ramën duke i kujtuar tre kullat që kushtojnë 180 milionë euro.

Ai shkruan se është mirë që Ndrangheta mos e shohë këtë reagim.

“Rama:”Ndrangheta doli me humbje.

Edhe nje dyqan te vogel, qe hapi me rroba pune, falimentoi”… Mire e ke mor jahu, si te mos falimentonte Ndrangheta ne Shqiperi me ju!!!

Por ato tre kullat, qe kushtonin 180 milione euro, me duket se po ndertohen rrotull qendres se Tiranes???!!! Apo keni gjetur ndonje investitor tjeter me sqimatar, andej siper nga Milano???!!!

Ishallah nuk e sheh Ndrangheta kete reagimin e Rames, se na mori me qafe Do na çoje ne arbitrazh”, shkruan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...