Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit në kufi me Shqipërinë

Deri më tani në pjesën veriore të Greqisë janë zbuluar tre raste të llojit të ri të koronavirusit, që thuhet të jetë më i transmetueshëm se origjinali.

Lajmin e ka bërë të ditur Profesoresha e Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Anna Papa.

Siç raportojnë mediat vendase duke cituar ekspertët, dyshimet janë që në vend të ketë një numër më të madh rastesh me variantin “anglez” të koronavirusit.

Papa, e cila zbuloi shkurtin rastin e parë të koronavirusit në Selanik , është shprehur se ishte thjesht çështje kohe para se varianti i ri i Covid-19 të konfirmohej në Greqi.

“Llojet e reja të virusit që ka pësuar mutacion u identifikuan dy ditë më parë në laborator. Ne nuk u habitëm sepse ishte vetëm çështje kohe.., pasi që tashmë ishte bërë e ditur se ishte konfirmuar në Athinë dhe Kretë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për vëmendje nga të gjithë ne, duhet t’i zbatojmë masat në mënyrë korrekte, ” u shpreh ajo.

Deri më tani, në të gjithë vendit janë identifikuar 59 raste me variantin e Britanisë së Madhe.

Autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se nëse konfirmohet një numër i madh rastesh me këtë lloj të Covid-19, më tej vendi mund të shtrëngojë më tej masat anti-covid.

/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...