Fëmijët ndërtojnë plakun e dëborës me dhëmbët e gjyshes, reagimi i nënës…

190

Stina e dimrit është shumë e pëlqyer nga fëmijët, pasi ata argëtohen pa masë kur bie dëborë.

- PUBLICITET -

Mirëpo, një nëne i ka ndodhur befasia. Ajo ka mbetur e shtangur, pasi fëmijët e saj përdorën dhëmbët e vjetër të gjyshes për të dekoruar plakun e dëborës.

Stephanie Murphy, 34 vjeçare nga Tesside, ndau fotografitë në rrjetet sociale dhe pranoi se fëmijët e saj fillimisht kishin frikë.

Ajo tha: “Unë kujdesem për gjyshen time që jeton afër cepit dhe ndërsa ishim duke ecur për në shtëpinë e saj, vajza ime Faye tha që ne duhet të ndërtojmë një plak dëbore në kopshtin e saj para për ta bërë atë të buzëqeshë. Kështu që kur arritëm atje, unë hyra për t’i ndihmuar gjyshes time dhe dy fëmijët me burrin tim filluan punën për të bërë plakun.

Ndërkohë në shtëpi, po kërkoja butona për sytë e plakut kur gjeta një qese larëse me të gjithë dhëmbët e vjetër të gjyshes sime gjatë gjithë viteve”.

Atëherë Paul kuptoi se protezat do të përshtateshin në mënyrë të përsosur dhe në fund rezultati ishte mjaft i arrirë./abcnews.al

- PUBLICITET -