E përfolur për një lidhje me Don Xhoni, Trejsi Sejdini i drejtohet reperit: O zemër, si s’e kemi bërë një…(Foto)

Modelja bukuroshe Trejsi Sejdini kohët e fundit u komentua për një romancë me Don Xhonin.

E gjitha nisi kur dyshja u fotografua duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, ata deklaruan se ajo që i kishte bërë bashkë ishte vetëm puna.

Kështu “Miss Universe Albania 2018” u shfaq në klipin e tij të fundit të titulluar “Kokaina”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re.

Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Trejsit i është kërkuar të publikojë një foto me reperin, të cilit i është drejtuar me “o zemër”.

Ndërkohë, modelja seksi etiketoi Xhonin dhe u përgjigj: “Si s’e kemi bërë një foto, o zemër”. Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij të Instagram-it edhe reperi, i cili ka shkruar: “Sepse unë i urrej fotot”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...