PD e konfirmoi si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Andi Lila bën propozimin e papritur

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, i propozuar si kandidat për deputet për PD në Tiranë, është shprehur se duhet të krijohet Ministria e Sportit.

Ai shkruan se vendit i duhet një ministri e sportit që të përshtatë politikat dhe direktivat e BE për përmirësimin e sportit dhe akteve ligjore të federatave sportive.

“Objektivi e politikës së re për sportin: krijimi i Ministrisë së Sportit.

Ministria e sportit duhet sepse:

1-Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit.

2-Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.

3-Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.

4-Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive.

5-Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.

6-Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera.

7-Do të mbikëqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË”, shkruan Lila.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...