‘Mos më provoko’/ Eni Vasili ‘nuk përmbahet’ ndaj të ftuarit: Është emisioni im, e drejtoj si dua unë

Debati për përgjimet e publikuara se fundmi ka ngritur tonet në studion e Open mbrëmjen e sotme.

Teksa Plarent Ndreca mori fjalën, në një moment ai u kundërshtua nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili.

Kjo gjë e irritoi Ndrecën duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të gjykojë argumentet e tij sepse është publiku që e bën këtë punë.

“Jo jo Eni, këtë s’ta lejoj nuk mund të më gjykosh mendimet e mia dhe të thuash a janë të mira apo jo, kështu del nga binarët,” tha Ndreca.

“Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë,” tha Vasili.

“Po jo pra, duhet t’ia lësh publikut të gjykojë, nuk është e drejta jote,” tha Ndreca.

“Po pse ti do të më mësosh mua si drejtohet emisioni, mos më provoko, se e di për çfarë je këtu,” iu kthye drejtuesja e emisionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...