Marina Fara kalon pushime përrallore me të dashurin në Dubai, e prezanton me publikun

140

Vajza e Eli Farës, Marina Fara është një personazh mjaft i komentuar në media përsa i përket historive të saj të dashurisë.

- PUBLICITET -

Ajo prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me një djalë, për të cilin edhe këngëtarja Eli Fara ka dhënë aprovimin. Në një intervistë për rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare këngëtarja pranoi se vajza e saj po shoqërohet me dike dhe se ia ka dhënë aprovimin për djalin që po del.

Së fundmi Marina dhe partneri i saj kanë vendosur të kalojnë pushime në Dubai, nga ku nuk kanë munguar as foto.

Ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku një prej tyre tërhoqi më shumë vëmendje. Marina ka vendosur që ta prezantojë partnerin e saj me publikun dhe komentet nga ndjekësit e saj kanë qenë të shumta. Ata e urojnë çiftin të kenë një jetë të lumtur dhe të trashëgohen. /tvklan.al

- PUBLICITET -